Ora News - Mjekët e Shkodrës dalin para gjykatës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës personeli i spitalit rajonal Shkodër të akuzuar për tenderat e ilaçeve.

Në orën 10:30 ka nisur seanca gjyqësore për masat e sigurisë për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, mjekun Luan Dragusha dhe infermierin Renato Kepi.

Në orën 11: 00, do të jepet masa e sigurisë për të tjerët.

Ish-drejtori i Spitalit të Shkodrës, mjekë dhe punonjës janë vënë në akuzë për abuzime me barnat dhe pajisjet mjekësore.

9 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin blenë në fund të vitit 2006, 400 sete pajisjesh për repartin e hemodinamikës, në një kohë që bënë vetëm 3 operacione.

Por ajo e që thellon skandalin e abuzimit është se barnat që do ti mjaftonin spitalit edhe për vitin 2017 e më gjatë, u pranuan në shkelje të rregullave për skandencën.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mjeket-e-shkodres-dalin-para-gjykates

Recommended