Ora News - Pasuria "lë në klasë" gjyqtarin e Administratives së Shkodrës, shkarkohet nga detyra

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Shkodër, Ahmet Jangulli.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, nuk justifikonte një pasuri në vlerën e 12 milion lekëve, shumë të cilën në deklaratën vetting kishte deklaruar se ia kishte dhëne borxh tre personave.

Probleme për këtë gjyqtar ishin konstatuar edhe nga DSIK, në raportin e tij e kishte nxjerrë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

DSIK e kishte informuar KPK se kishte të dhëna që ky gjyqtar në bashkëpunim me një prokuror kundrejt mitdhënies kishte favorizuar një të pandehur për ndryshim akuze.

Por konkluzionet e KPK-së janë kundërshtuar nga gjyqtari, i cili pretendoi se nuk ishin marrë parasysh të ardhurat e bashkëshortes notere.

Ndërsa në lidhje me pretendimin e DSIK, gjyqtari tha se vendimi i tij jo vetëm ishte lënë në fuqi nga gjykata e Apelit por ajo madje kishte pushuar akuzën për atë të akuzuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkarkohet-gjyqtari-i-shkodres-ahmet-jangulli

Recommended