Besnik Cani shkarkohet nga detyra/ KPA: Cënoi besimin e publikut te drejtësia
  • 4 years ago
Është dhënë vendimi përfundimtar për çështjen e Besnik Canit, anëtar i KLP. KPA ka vendosur për shkarkimin e tij.

KPA argumentoi se Cani kishte probleme me deklarimin e saktë të pasurisë dhe ka cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Fillimisht Prokurori, Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë megjithëse kishte probleme me pasurinë. Por vendimi i KPK për Besnik Canin u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe pas tyre edhe nga Komisioneri Publik të cilët kritikuan vendimin e konfirmimit në detyrë të tij, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Sipas Komisionerit Publik, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte ?kontradiktor dhe jo-bindës? dhe se ishte marrë në interpretim të gabuar të ligjit.

Ndërkohë me shkarkimin e Canit Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbetur me 10 anëtarë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BesnikCani#KLP#TopChannel
Recommended