Report TV - Gjonaj-magjistratëve të rinj: Ktheni besimin e publikut te drejtësia

  • 5 years ago
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kishte një mesazh për magjistratët që u diplomuan sot. "Shkolla e magjistraturës duhet ti kushtojë vëmendje integritetit të magjistratit për një sistem të paanshëm, të pa korruptuar dhe të paanshëm. Ky element të jetë i ngulitur fort për cdo gjyqtar dhe prokuror të ri. Po kryhet një ndryshim rrënjësor. Ju keni fatin historik që të bëni që drejtësia të bëjë një kthesë të madhe për një model të ri, që të eksportohet edhe në vendet e tjera. Duhet të riktheni besimin e publikut te drejtësia" tha ajo.

Recommended