Report Tv-Kampionati Ballkanik i Mundjes për të rinj, shkëlqejnë Shqipëria dhe Turqia
  • 5 years ago
Është mbajtur në Shqipëri nga data 1 në 4 nëntor kampionati ballkanik i moshave në mundje. Në këto gara ku shkëlqyen Turqia dhe Shqipëria, pjesmarrëse ishin edhe shtete të tjera si Maqedonia, Kosova, Greqia, Bullgaria dhe Serbia.

Në kategorinë 65 kilogramë u shpall fitues 20-vjeçari shqiptar Eriglen Prizreni, i cili mundi në finale me rezultatin 3-4 mundësin Vejseli nga Maqedonia. Pas këtij triumfi, Prizreni për ?Report TV? u shpreh shumë i lumtur. Ai deklaroi se falendëron familjen, ndërsa shtoi se përballë maqedonasit një ndihmë ishte edhe publiku në ?Asllan Rusi?.

Më ka mbështet ekipi, familjarët e mi, të gjithë shokët dhe falë gjithë shqiptarëve që ishin këtu ia arrita të shpallem kampion ashtu siç iu premtova.

Eriglen Prizreni
Shumë emocione dhuroi finalja e kategorisë 125 kilogramë ku u vunë përballë mundësi shqiptar Paris Karepi dhe bullgari Dralchlev. Përgjatë gjithë ndeshjes Karepi ishte superior, duke e detyruar shpeshherë bullgarin të dilte nga rrethimi i tapetit. Në fund një fitore 8 me 1 me pikë dhe festë legjitime me flamurin shqiptar. Pas triumfit Karepi deklaroi se ishte përgatitur fort për këto gara.

E vlerësova shumë këtë kompeticion sepse zhvillohej në Shqipëria dhe doja të ngrija flamurin këtu. Kisha kundërshtarë të fortë nga të gjithë vendet e ballkanit, por ia arrita të shpallem për herë të dytë kampion.
Recommended