Report TV -'Ligjet' i çojnë Kuvendit listat për zgjedhjen e dy emrave të rinj për Kushtetuesen
  • 4 years ago
TIRANE-Brenda 30 ditëve Kuvendi i Shqipërisë do të zgjedhë dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Pas seancës dëgjimore të pak ditëve më parë, Komisioni i Ligjeve sot miratoi dy raportet me emrat e dërguar nga KED-ja për anëtarë të Kushtetueses për vendet vakante që u shpallën në 12.02.2018 dhe 04.03.2019, pasi anëtarët u shkarkuan nga vettingu. Por kush janë katër emrat?

Në listën e parë është Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Besnik Muçi, me këtë të fundit që është dekretuar nga Presidenti. Tashmë gara është mes Arta Vorpsit dhe Elsa Toskës. Votimi duhet të jetë me shumicë të cilësuar, por nëse nuk arrihet kuorumi i nevojshëm atëherë automatikisht i pari në listë do të jetë anëtari i Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që në listën e dytë që Komisioni i Ligjeve i dërgoi sot Kuvendit për votim me këtë renditje janë; Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska. Edhe këtu procedura është e njëjta, duhet shumicë e cilësuar në të kundërt, zgjidhet automatikisht i pari në renditje.
Recommended