Report TV -Përplasja për Kushtetuesen/ 'Venecia' në shkurt në Tiranë pas kërkesës së Kuvendit

  • 4 years ago
TIRANE-Presidenca mirëpret zbarkimin e delegacionit të Komisionit të Venecias në Shqipëri pas kërkesës së Kuvendit për të dhënë një opinion lidhur me përplasjen mes Kreut të Shtetit dhe KED-së për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. "Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!" shkruan zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Në datë 30 Dhjetor të vitit të kaluar, pra pak ditë më parë Komisioni i Venecias njoftoi në faqen zyrtare se e ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë. "Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë bëri një kërkesë për një opinion për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese" thuhet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.

Recommended