Tenderi i blerjes së maskave anti Covid-19, Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas kërkesës nga Italia
  • 3 years ago
Pas një letërporosie të mbërritur nga pala italiane, prokuroria ka nisur hetimet për tenderin e blerjes së maskave anti-Covid19. Italianët, kërkojnë nga prokuroria shqiptare të verifikohet kompania farmaceutike ?Frog?.

Mirela Ndoci, një 43-vjeçare nga Shkodra por banuese në Tiranë si dhe italiani 63-vjeçar nga Foggia, Vincenzo Nuzziello, janë vënë në verifikim nga prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet të jenë implikuar në skemën e mashtrimit me tenderin e blerjes së maskave anti Covid-19 në Itali.

Kompania italiane ?Bio Life SRL? është kontraktuar nga ministria e Shëndetësisë Italiane që të furnizonte rajonin e Lacios me maska anti ?COVID 19?, ku vlera e këtij tenderi në total ka qenë 4 milion e 960 mijë euro. Prokuroria ka zbuluar se sasia e eurove është shpërndarë nga Italia në disa kompani të tjera në Evropë, ku mes të cilave transaksione ka fituar dhe një kompani farmaceutike Shqiptare, që quhet ?Frog?.

Kjo është një kompani e regjistruar në Shqipëri në vitin 2018, nga dy shtetasit Mirela Ndoci me 30 për qind të aksioneve dhe italiani Vincenzo Nuzziello, me 70 për qind të aksioneve. Kapitali i kësaj kompanie është 1 milion lekë të vjetra, ndërkohë dyshohet se është pritësja e disa transaksioneve me miliona euro të bëra nga Italia, pikërisht nga kompania ?Bio Life SRL?, fituese e tenderit të blerjes së maskave në Itali. Transaksioneve e kalimit të parave mësohet të jenë kryer gjatë periudhës Prill-Maj dhe Qershor dhe të gjitha eurot janë tërhequr. Lidhur me këtë çështje prokuroria Italiane ka kërkuar ndihmën e homologëve Shqiptarë, ku për këtë rast është angazhuar prokurori i Tiranës, Alket Mersini dhe disa oficerë të sektorit kundër krimeve financiare.
Recommended