Top News - Prokuroria nis hetimet/ Dy vetëvrasje tek ‘Shefqet Ndroqi’

  • 3 years ago
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, pas vetëvrasjes të 65-vjeçarit Hasan Mira, që u hodh dje nga dritarja e katit të katërt të spitalit ?Shefqet Ndroqi?. 65 vjeçari kishte dy ditë që ishe shtruar në këtë spital pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar. Kjo vetëvrasje ishte e dyta brenda pak kohësh në këtë spital, pasi më 13 gusht u hodh nga dritarja edhe një pacient 29 vjeçar.

Mësohet se Prokuroria po heton kushtet se si po trajtohen të sëmurët në këtë spital. Janë caktuar dy prokurorë për të hetuar këtë çështje të cilët kanë marrë nga spitali edhe kartelat e dy viktimave. Prokurorët kanë marrë në pyetje familjarët e viktimave dhe mjekët që i kanë kuruar.

Si 29-vjeçarit Xhino Koça dhe 65-vjeçari Hasan Mira e kanë kryer aktin e vetflijimit në kushte të rënduara psikologjike. 29 vjeçari po merrte mjekim në këtë spital dhe ishte drejt shërimit, ndërsa 65 vjeçari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, po jo në intubim.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShefqetNdroqi#TopChannel

Recommended