Prokuroria nis hetimet për tre gjyqtarët - (7 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Nisi procesi hetimor për tre gjyqtarët kryeqytetas të pezulluar. Sot në Prokurorinë e Përgjithshme është marrë në dorëzim nga KLD kërkesa për hetim dhe ndjekje penale për gjyqtarët e pezulluar Ridvan Shkëmbi dhe Arjan Aliaj dhe për gjyqtarin tashmë të shkarkuar Shyqyri Dylgjeri.

Dy prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe një oficer i policisë gjyqsore kanë marrë në dorzim dosjen hetimore për tre gjyqtarë të pezulluar me akuzën shpërdorim detyre dhe mitmarrje. Ndërkohë që gjyqtari Shyqyri Dylgjeri i shkarkuar me vendim të KLD-së, pak ditë më parë është larguar përfundimisht nga zyra e tij, dy gjyqtarët e tjerë Shkëmbi dhe Aliaj sot kanë dorëzuar dosjet që gjykonin aktualisht duke u vënë nën hetimin e prokurorisë.

Në gjykatën e Tiranës ku akoma kamerat e televizoneve nuk lejohen të futen brenda pas urdhrit absurd të kryegjyqtarit Hoxha. Të gjitha çështjet gjyqsore a ushtarake kanë mbetur në dorë të gjyqtares së vetme me gradë të mbetur Fatmira Laskaj. Sipas kryehetuesit tiranas sot vetëm ka nisur procesi hetimor në ngarkim të tre gjyqtarëve. Pas pak ditësh do të vendoset dhe dita e përballjes së parë mes hetuesve të çështjes dhe vëtë gjyqtarëve të shkarkuar./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj
Recommended