Ora News - Hetimet për Saimir Tahirin deri më 10 mars, nis numërimi mbrapsht

  • 5 years ago
#oranews #saimirtahiri #hetimet

10 marsi është afati i fundit që Prokuroria e krimeve të Rënda do të marrë një vendim për dosjen ku po hetohet ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjykata i dha të drejtë Tahirit, i cili e ankimoi zgjatjen dhe me tre muaj të afateve hetimore, të cilat nisën në tetor të vitit të kaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Pas vendimit, ish-Ministri u shpreh se kësaj maratone po i vjen fundi.

Saimir Tahiri: Kësaj maratone po i vjen fundi. Për mua e prokurorinë nisi numërimi mprasht. Deri më 10 mars kemi kohë të mjaftueshme të mbyllë hetimet dhe për mua që ti shkojmë të vërtetës deri në fund.

Por a do e shohim sërish në politikë?
Saimir Tahiri u përgjigj: Ka kohë për të gjitha.

Më herët u zhvillua dhe seanca për Jaeld Çelën, ish-drejtorin e policisë së Vlorës, i cili ka ankimuar afatet hetimore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-saimir-tahirin-deri-me-10-mars-nis-numerimi-mbrapsht

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended