Ora News - Java e ardhshme vendimtare për Saimir Tahirin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Deri në 17 janar Prokuroria e Krimeve të Rënda do të vendosë për fatin e hetimeve për ish Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri nese do ta dërgoje ne gjykim apo do te vendosë pushimin e cështjes.. mesohet se grupi I prokurorëve do te mblidhet në fillim të javës për të dale me nje vendim

Java që vjen do të jetë vendimtare për dosjen ku është i përfshirë ish Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Burime të Ora News bëjnë me dije se prokurorët e çështjes do të mblidhen për të diskutuar mbi fatin e dosjes , pasi afati I fundit hetimor përfundon më 17 janar.

Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Ndërkohë një javë me parë grupi i prokurorrëve vendosën ndarjen e dosjes dhe dërgimin në gjyq për 9- të të pandehur, mes te cilave edhe Habilajt për katër akuza.

Aktualisht kanë mbetur në hetim tre ish drejtues të policisë dhe ish ministri i Brendshëm të cilët akuzohen si kanë qënë pjesë dhe kanë ndihmuar në trafikun ndërkombetar të lëndës narkotike .

Në 12 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë. E njëjta gjë ndodhi dhe me bllokimin e pasaportës në muajin Dhjetor të vitit të kaluar. Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e akuzon edhe për korrupsion ish-ministrin, pasi ka përfituar dhurata nga Habilajt për shkak të ndihmës që ka dhënë. Pavarësisht akuzave, ish-ministri gjithmonë i ka mohuar ato. Ndërsa prokuroria e Katanias pak muaj më parë vendosi pushimin e hetimeve pasi nuk gjeti prova për përfshirjen e tahirit në trafikun e drogës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/java-e-ardhshme-vendimtare-saimir-tahirin

Recommended