RTV Ora - Pse nuk zbatoni standardin si me Saimir Tahirin? Debati i Erjon Braces me gazetaren
  • 5 years ago
#rtvora
Zv/ kryeministri Erjon Braçe është përpjekur të intimidojë gazetarët të cilët e kishin ndaluar në oborrin e Parlamentit paraditen e sotme, për të ditur opinionin e tij për përgjimet e publikuara nga BILD.

Megjithëse është përpjekur të ruajë qetësinë e tonit të zërit i përballur me një furi pyetjesh. Madje në një moment gazetares së Fax News, Ambrozia Meta i tha të çlirohet nga emocionet dhe i vendos dorën në shpatull.

Ne po zbardhim nje pjese te debatit

Gazetarja: Nuk kam emocione, jam e shqetësuar për përgjimet. Nuk më duket normale që vendi im të jetë në këtë situatë.

Erion Braçe: Lëri emocionet

Gazetarja: Nuk kam emocione. Jam shumë e shqetësuar që po dalin eksponentë, ndërkohë që Saimir Tahirin e cilësoni si dru të shtrembër dhe nuk cilësoni dru të shtrembër këta që sjellin djem problematik, këta që thonë do ju fluturojmë nga puna. Prandaj jam e shqetësuar sepse nuk po merret asnjë masë.

Erion Braçe: Shyqyr që ju, ti personalisht dhe televizioni që ti përfaqëson jeni të shqetësuar sot për fatin e Saimir Tahirit

Gazetarja: Nuk jam e shqetësuar për fatin e Saimir Tahirit, por për standardet në PS

Erion Braçe: Deri dje, ti personalisht dhe televizioni që përfaqëson e keni shpallur Saimir Tahirin, pavarësisht se ka një proces që duhet të zhvillohet, kriminel, bandit, horr e të tjera me rradhë. Shyqyr që më në fund

Gazetarja: Pse nuk po përdoret i njëjti standart edhe për këta përfaqësues që dalin në përgjime. Kemi dy drejtues qarku aktualë dhe nuk është marrë asnjë masë prandaj jemi të shqetësuar.

Erion Braçe: Mos e zgjat zërin.

Gazetarja: E kemi kandidat aktual Ndreun që thotë do fluturojë njerëz nga puna. Ky është shqetësimi im dhe jo fati i Saimir Tahirit

Erion Braçe: Mos i jep forma zërit sepse nuk më emocionon

Gazetarja: Nuk dua t'ju emocionoj, dua përgjigje nga ju përse nuk po mbajnë përgjegjësi eksponetët të PS.

Erion Braçe: E para njëherë urdhrat konsumoji me atë drejtorin që ke atje në zyrë.

Gazetarja: Ju lutem mos më tregoni drejtorin, po ju bëj një pyetje.

Erion Braçe: Po ta tregoj që çke me të.

Gazetarja: Nuk më intereson fati i Saimir Tahirit fare, më intereson përse nuk po mbajnë përgjegjësi përfaqësuesit e PS.
Erion Braçe: Etikën një dhe urdhrat dy konsumoji në redaksi tënde.

Gazetarja: Ju lutem mos e prekni mikrofonin

Erion Braçe: Konsumoji në redaksinë tënde. Urdhrat me mua nuk i konsumon dot.
Gazetarja: Nuk janë urdhra janë pyetje.

Brace teksa largohet i tha nje gazetari tjeter: Hap nje shkolle gazetarie per kete gazetaren
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pse-nuk-zbatoni-standardin-si-me-saimir-tahirin-debati-i-erjon-braces-me-gazetaren
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBu...
Recommended