RTV Ora - KQZ nis ndryshimin e KZAZ-ve, votimi dhe numërimi në Kukës do të bëhen në ambient privat
  • 5 years ago
#rtvora

Pas kërkesës së bashkive të djathta dhe të LSI për të tërhequr materialet zgjedhore nga shkollat, KQZ ka vendosur me 4 vota që votimi dhe numërimi me 30 qershor të realizohet në ambientet private.

Pas përplasjeve për KZAZ-të mes policisë së shtetit dhe bashkive që kërkojnë të zbatohet dekreti i Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve, KQZ nis ndryshimin e ambienteve.

Me votën e kryetarit Klement Zgurit kundër, 4 anëtarët e tjerë të KQZ-së vendosen që materialet zgjedhore për Bashkinë e Kukësit të zhvendosen në një ambient privat në qytetin verilindor.

Klement Zgurit: "Nuk është diskutim në raport me kriteret ligjore. Unë jam kundër gjithsesi KQZ vendosi të caktojë vendin e numërimit të votave të KZAZ numër 11 në ambientet e ish hotel Drinit. Katër vota pro, një kundër, miratohet.?

Bashkitë e qeverisura nga kryebashkiakë të PD dhe LSI i kanë kërkuar KQZ-së që të largojnë materialet zgjedhore nga ambientet e bashkisë pas dekretit të Kreut të Shtetit.

Por ndryshe nga bashkitë, KQZ vijon me organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, duke e quajtur nul vendimin e Presidentit. Të hënën pritet që dekreti i Metës të shqyrtohet në Kolegj Zgjedhor, pas ankimimit të bërë nga Partia Unitet Kombëtar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kqz-nis-ndryshimet-e-vendndodhjes-se-kzaz-ve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended