Sulmet ndaj KZAZ ve në Kavajë, Kukës, Mat dhe Klos, arrestohen zyrtarë të bashkive të PD së dhe mili
  • 5 years ago
Policia e Shtetit ka vijuar me arrestimet pas sulmeve ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara nga PD-ja dhe LSI-ja ditën e djeshme nga Kavaja, Klosi, Mati, Kukësi, Pogradeci, por edhe njësitë e tjera vendore. Shtatë persona janë ndaluar për sulmin ndaj KZAZ-së nr. 42 mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës, ku militantët e PD u konfrontuan me forcat e policisë.

Dy nga të ndaluarit janë punonjës të bashkisë së Kavajës, ndërsa pesë të tjerë janë militantë të PD-së, ndërkohë që 9 janë arrestuar për sulmet në Klos dhe Mat, 4 në Kukës dhe 3 në Kamëz e Vorë. Dje u arrestuan 14 persona, 7 për incidentet në Tropojë, 5 për Shkodrën dhe 2 për ngjarjet në Kamëz, ndërsa në mbrëmje u ndalua ish-deputeti Bardh Spahia për sulmet ndaj KZAZ-ve.
Recommended