Godina e rrënuar dhe pa higjienë, ISHP i vë drynin për 5 ditë gjimnazit "Shaban Çollaku" në Klos

  • 6 years ago
Plasaritjet nga tërmeti, mungesa e kushteve higjieno-sanitare dhe lagështira e madhe kanë detyruar Instituti i Shendetit Publik tí vërë drynin gjimnazit të vetëm në Klos të Matit, "Shaban Çollaku", për të paktën 5 ditë.

Vendimi është marrë sot, ndërsa nuk dihet se ku do të zhvendosen për të vijuar mësimin 463 nxënës të këtij gjimnazi

Njoftimi i plotë ISHP

Gjimnazin "Shaban Çollaku" Klos ka pasur nje grup pune per inspektim nga Instituti i Shendetit Publik, te cilet kane konstatuar shume probleme ne godinen e shkolles, probleme keto qe kane qene bere te ditura disa here ne bashkine Klos dhe ne raportimin e fundit te bere nga ne ne MASR.

Per shkak te ketyre problemeve, grupi i punes ka marre masen urgjente "Mbylljen e shkolles" nga data 17.09.2018 deri me daten 22.09.2018.


Drejtoria e shkolles ka kontaktuar menjehere me bashkine Klos dhe nga ato eshte thene qe do te nderhyhet qe nga dita e neserme ne godinen e shkolles.

Recommended