Klos, gjimnazi “Shaban Çollaku” në kushte skandaloze

  • 6 years ago
Godina e gjimnazit ?Shaban Çollaku? në qytetin e Klosit edhe këtë vit do të vijojë të përballet me problemet e lagështisë. Me nisjen e reshjeve të shiut, kanë nisur të rishfaqen edhe problemet e kësaj godine ku shiu dhe lagështia depërtojnë në të gjitha ambientet e brendshme të saj.

Drejtoresha e këtij gjimnazi, Hazbije Dedolli, thotë se problemi më i madh është në katin e tretë ku kanë filluar të rishfaqen problemet e lagështisë.

"Nëse kjo gjendje do të vazhdojë, ambientet nuk do të mund të përdoren për mësim", ka deklaruar Hazbije Dedolli.

Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se institucioni që ai drejton ka investuar brenda mundësive që i lejon buxheti, por nevojat për këtë shkollë janë shumë më të mëdha, për të cilat bashkia nuk ka mundësi financiare. Çupa tha se projekti është depozituar pranë Ministrisë së Arsimit dhe pritet vetëm financimi.

Recommended