RTV Ora - Shiu kalb qershitë edhe në Klos, dëmtohen edhe kajsitë
  • 5 years ago
#rtvora

Në Klos, shiu ka sjellë dëme të mëdha në pemtari. Më e dëmtuar është kultura e qershisë, ndërsa fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë pasojat e para në pemtari. Fermerët që kanë kultivuar qershi janë më të dëmtuarit.

Klodian Doka është një nga fermerët që të ardhurat e emigracionit i ka investuar në bujqësi. Por moti i keq i ka dëmtuar afro 10 dynym tokë të mbjellë me qershi.

Ai thotë se këtë vit do të tregtojë vetëm 20% të prodhimit, ndërsa pjesa tjetër ka përfunduar në tokë e kalbur.

Veç qershive, fermerët shprehen se po dëmtohen edhe kajsitë të cilat nuk po zhvillohen për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të shiut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shiu-kalb-qershite-edhe-ne-klos-demtohen-edhe-kajsite

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended