Report TV -Klos/ Reshjet e shiut dëmtojnë qershitë, fermeri: Dëme kolosale

  • 5 years ago
Reshjet e vazhdueshme të shirave kanë sjellë pasojat e para në pemtari.

Femerët më të dëmtuar janë ata që kanë kultivuar qershi. Një nga kultivuesit e qershisë i cili është dëmtuar nga moti i keq, Klodian Doka nga fshati Fshat i Bashkisë së Klosit shprehet se nga reshjet e dendura të 3 javëve të fundit, i kanë shkuar dëm në 10 dynym tokë. Ai tregon se vendimi për të investuar në këtë sektor erdhi pas i u kthye nga emigracioni, por sipas tij, nuk ja ka vlejtur.

"Ideja më lindi duke parë të gjithë Europën. Mblodhëm 2 lekë dhe erdhëm dhe i investuam, por çdo gjë na ka shkuar dëm dhe shumë të tjerë si puna ime kanë punuar jashtë kanë investuar dhe kur vjen puna ky investim ka lënë shumë për të dëshiruar. U pa puna t'i lënë të gjitha dhe të largohemi prej vendit", u shpreh Doka.

Për shkak të këtij dëmtimi, fermeri Klodian Doka thotë se këtë vit, mund të shesë jo më shumë se 20% të prodhimit, pasi pjesa tjetër është dëmtuar.

"Mund të jetë 20% nga 100% fitim kaq janë sepse unë nuk përdor asnjë lloj kimikati thjesht pleh bagëtie dhe asgjë tjetër, gjithçka bio", përfundoi Doka.

Veç qershive, Doka thotë se po dëmtohet edhe në kajsi të cilat nuk po zhvillohen për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të mëdha të shirave.

Recommended