Report TV -Aksi Burrel- Klos, Sonila Qato: Vonesat kanë ardhur nga moti i keq
  • 5 years ago
Nisur nga ankesat e shumta të banorëve të Qarkut Dibër, për vonesën e rifillimit të punimeve në rrugën nacionale Burrel ? Klos, Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ishte këtë të mërkurë në kantier, ku pa nga afër rifillimin e punimeve.

Qato tha se pengesë ka qënë moti për zhvillimin e punimeve. Por sipas saj, është marë garancia e firmës që puna të vijojë intensivisht për ta mbyllur investimin deri në fund të muajit Korrik.

"Vonesat kanë ardhur për shkak të motit të keq. Bazuar edhe në shqetësimin e banorëve të kësaj zone kanë filluar punimet për rehabilitimin e kësaj rruge, për të rritur sigurinë e mjeteve dhe për të eleminuar mundin që heqin mjetit dhe qytetarët teska përshkrojnë këtë rrugë. Marrim përsipër të përfundojmë deri në korrik të këtij viti", u shpreh Qato.

Drejtori i Projekteve Mirëmbajtëse, Mihal Cico tha se tashmë firma do të punojë me katër grupe pune për të përshpejtuar ritmin e punimeve.

Punimet për këtë segment kanë nisur në muajin Tetor të vitit 2018.
Recommended