Ora News - Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, dorëhiqet pas akuzave të “Gjoka Konstruksion”

  • 5 years ago
#rtvora

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim vjen vetëm një ditë pas kallëzimit penal të bërë nga Gjoka Kontruksion për korrupsion.Me anë të një statusi në Facebook, kreu i ARRSH ka deklaruar se tashmë është e gatshme të përballet me akuzat dhe procesin ligjor.

Jep dorëheqjen drejtoresha e Autoritet Rrugor Shqiptar. Sonila Qato e ka bërë me dije këtë vendim me anë të një statusi në Facebook, ndërsa vendimi vjen vetëm një ditë pas përplasjeve me kompaninë Gjoka Konstruksion.

Shkak janë bërë konstatimet prej ARRSH-së se për të marrë fondet në Rrugën e Arbrit kompania kishte paraqitur dokumente fiktive.

Nisur nga ky zhvillim, Qato argumenton se çdo proçedurë është ndjekur në bazë të rregullave dhe ligjeve.

Qato: Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.

Drejtuesja e Autoriteti Rrugor Shqiptar argumenton se largohet nga kjo detyrë për tu përballuar me akuzat.

Qato: Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/jep-doreheqjen-drejtoresha-e-arrsh-se-sonila-qato

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended