Ora News - Informim dhe argëtim, ja me çfarë do t'u surprizojë gazetarja Sonila Meço në Ora News
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetarja Sonila Meço rikthehet pas një pauze, plot energji dhe surpriza si pjesë e ekipit të Ora News.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes me drejtoren e Informacionit Beti Njuma, Meço u shpreh mes batutave se priti ardhjen e Komisionit të Venecias për daljen e saj të parë.

Meço: Prita një ngjarje të rëndësishme si ardhja e Komisionit të Venecias për çështjen e vettingut të politikanëve për të bërë dhe daljen time të parë publike pas një periudhe kohe.

Po çfarë do të sjellë Meço në programacionin e Rtv Ora News?

Meço: Është një herë e parë, por aty ku e kam lënë. Surpriza nuk ka në kuptimin e faktit që Sonila është po ajo, gazetarja që për vite ka shoqëruar shqiptarët në shumë ngjarje të rëndësishme si në departamentin e informacionit ashtu dhe në departamentin e showt. Pas një periudhe pauze e ardhur qoftë në një mënyrë të sforcuar fillimisht dhe pastaj të domosdoshme, të cilat në karrierën e një njeriu i cili për një kohë të gjatë i është përkushtuar ekranit janë edhe si një bombol oksigjeni që ndihmojnë në një mënyrë edhe imazhin. Një ofertë e mirë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/informim-dhe-argetim-ja-me-cfare-do-tu-surprizoje-gazetarja-sonila-meco-ne-ora-news
Recommended