Ora News - "Tempora" e Sonila Meços nis sot në 21:00, orët e fundit të përgatitjes së studios
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Radio Televizioni Ora News pasuron programacionin me një emision të ri "Tempora" është emisioni i gazetares Sonila Meços që nis sot në mbrëmje dhe do të vijë çdo të martë në ora 21:00.

Një emision që lidh nyjet e aktualitetit jetën politike, sociale ekonomiko-kulturore të vendit. Moderatorja Sonila Meco vendosi ta quaj pikërisht kështu për të treguar kohët që jetojmë.

Kryeredaktorja e emisionit Kozeta Kurti shprehet se programi ka në fokus qytetarët dhe aktualitetin.

Kozeta Kurti: Tempora janë kohët që po jetojmë. Një lloj paralelizmi i asaj që kemi bërë dje në raport me atë që jemi sot dhe duam të bëjmë nesër. Synojmë të shkojmë tek ngjarja e qytetarët"

Emisioni bëhet në një studio krejt të re me skenografi e ndriçim nga ekspertë të njohjur të ardhur enkas nga Italia dhe që prej vitesh kujdesen me profesionalizëm për studiot e Radio Televizionit të Ora News.

Të gjithë të ftuarit do të jenë protagonistë të aktualitetit duke përcjellë për publikun të vërtetën. Për të gjithë ata që kanë për të treguar studioja është e hapur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tempora-e-sonila-mecos-nis-sot-ne-2100-oret-e-fundit-te-pergatitjes-se-studios
Recommended