Unaza e Re/ Kreu i ARRSH, Qato: Kemi skualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për ‘Lotin 1’
  • 5 years ago
Kreu i ARRSH, Sonila Qato në një deklaratë për mediat është shprehur se ka vendosur skualifikimin e ofertave të paraqitura për Lotin e Parë të projektit të?Unazës së Re?. Sipas Qatos, ofertuesit nuk plotësojnë kriteret.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të animojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet.

Sonila Qato, drejtore e ARRSH
Autoritetit Rrugor Shqiptar rihapi procedurat e garës për LOTIN 1 të Unazës së Madhe të Tiranës më 13 dhjetor 2018 pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X?. (LEXO KËTU) ?DH Albania? u përjashtua, duke iu zgjidhur kontrata, pasi rezultoi se kishte mashtruar me dokumentacionin. (LEXO KËTU).
Recommended