Thellohet skandali tek “Unaza e Re”, ARRSH vendim dyshues - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një tjetër vendim I autoriteti rrugor shqiptar me në krye Sonila Qaton është rrezuar nga Komisioni i Prokurimit Publik. Bëhet fjalë për ndërtimin e lotit të parë të unazës së Tiranës, segment i cili është përfshirë nga skandale të mëdha.Komisioni i prokurimit Publik e ka gjetur të gabuar vendimin e ARSH-së, për të skualifikuar nga gara kompaninë ?Salillari?. Ndaj i kërkon autoritetit të marrë në konsideratë edhe këtë firmë si dhe të korrigjojë shkeljet e konstatuara ndaj këtij subjekti.Por kjo vendimmarrje mund të ndryshojë rrjedhën e fituesit, pasi Salillari ka paraqitur ofertën më të ulët prej 1.77 miliard lekë, krahasuar me kompaninë vëllezërit Hysa oferta e të cilëve ishte 1.78 miliard lekë.Duke ju referuar të dhënave në tender morën pjese 8 kompani, nga të cilat ARRSH skulifikoi 5 prej tyre duke vijuar garën për 3 ofertuesit, Vëllezërit Hysa, Vega si dhe Curri Shpk.Skenari duket I ngjashëm me rrugën Kardhiq -Delvinë, e cila u përfshi nga akuza të forta për manipulim të tenderit.Edhe në garën për rehabilitimin e unazës janë ngritur pikëpyetje te mëdha. Pas largimit të Sonila Qatos tashmë mbetet që drejtuesi i ri të vendosë edhe për këtë tender i cili jo vetëm po zhvillohet për herë të tretë, por gjithmonë është shoqëruar me kontestime të forta nga pjesëmarrësit në garë, për fitues të paracaktuar.
Recommended