Protesta tek Unaza e re, Basha: Mos u dorëzoni - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vijon në ditën e 32 protesta e banorëve të astirit të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.Krah protestuesve prej ditësh është kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sëbashku me deputetë të tjerë të opozitës.Në fjalën e tij për mediat Basha është shprehur se Edi Rama ka shkelur prej kohësh vijën e kuqe dhe u kërkoi qytetarëve të mos dorëzohen, pasi, sipas tij, beteja do të fitohet.?Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt korruptiv. Admirim për kurajon e banorëve. Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh. Duke vazhduar kështu beteja do fitohet. Mos u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, vjedhjes në universitet dhe duke rikthyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj?.

Recommended