Protesta te 'Unaza e Re', Basha: Do qëndrojmë këtu derisa të sprapsim të keqen

  • 5 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha iu ribashkua sot protestës së banorëve të "Astirit". Kreu demokrat tha se rezistenca te "Unaza e Re" deri në sprapsjen e asaj që ai e quajti megavjedhje. Ai akuzoi Ramën se ka kaluar vijën e kuqe dhe u ka hyrë në borxh shqiptarëve, ndërsa paralajmëroi se interesi i shumicës dhe interesi i këtyre banorëve do prevalojë mbi projektin që sipas tij parashikon grabitjen e 48 mln eurove për 2 km rrugë. Apeli i Bashës për banorët ishte që të qëndrojnë të bashkuar dhe t'i rezitojnë tendencës për përçarje. "Unaza ka treguar sesi mund të arrish të sprapsësh të keqen kur qëndron i bashkuar. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj dhe do vazhdojmë të qëndrojmë këtu për të sprapsur të keqen. Këtu po harxhohen 48 mln euro për 2 km, vjedhja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në botë. Këtu nuk ka projekt zhvillimi, por projekt vjedhje për sarajet e Surrelit", tha Basha.

Recommended