'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën e 32-të, i pranishëm edhe Basha: S'do ndalim rezistencën

  • 5 years ago
TIRANE - Banorët e "Astirit" të ndihmuar edhe ga opozita bllokuan edhe sot në mbrëmje qarkullimin e automjeteve në segmentin nga "Pallati me Shigjeta deri te Dogana", duke protestuar kundër projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Pjesë e kësaj proteste u bë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha krahas deputetëve të tjetër demokratë të cilët janë të përditshëm. Protesta ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja anët e rrugës duke paralizuar trafikun për rreth dy orë me radhë.

Banorët e "Astirit" zhvilluan sot protestën e radhës kundër prishjes së ndërtimeve në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe. Banorët pretendojnë se banesat e tyre janë në proces legalizimi dhe si rrjedhojë ata më parë kërkojnë shpronësimet. Por nga ana tjetër ALUIZNI ka përjashtuar nga procesi i legalizimit të gjitha ato objekte që janë ndërtuar pa leje mbi gjurmën e "Unazës së Madhe".

Megjithatë, në protestën e sotme të "Astirit" ra në sy edhe prezenca e disa banorëve nga zonat e tjera të kryeqytetit si nga Paskuqani dhe Kamza, të cilët morën fjalën në tubim dhe u shprehën se kishin protestuar edhe për Teatrin Kombëtar.

Recommended