Shembjet për 'Unazën e Madhe', protestë edhe në Shkozë, banorët: Po na çojnë në vetëgjyqësi
  • 5 years ago
TIRANË- Banorë e Shkozës, sikurse ato të 'Astirit', janë ngritur në protestë për projektin e 'Unazës së Madhe', duke akuzuar se nuk është zbatuar gjurma e vjetër në planifikimin e këtij projekti. Teksa shprehen se ende nuk ka ardhur një ekspert për të vlerësuar banesat që do të bien 'pre' e shembjes, ata theksojnë se kërkojnë dëmshpërblimin që u takon.

?Ne kërkojmë nga ARRSH që të gjejë një zgjidhje. Tre herë ka ndryshuar ky projekt. Herën e parë nuk na kapte. Nuk jemi kundër rrugës, por duam lekët për banesat. Nuk ka ardhur një ekspert që të vlerësojë banesat. Po na çojnë në vetëgjyqësi.Nuk ka psikolog që shëron këto familje. Nëse do të ishte zbatuar gjurma e vjetër nuk do të ishte prishur asnjë banesë?, u shpreh njëri prej banorëve.

Edhe në Shkozë është hasur prania e deputetëve demokratikë, e konkretisht ajo e deputetit demokrat Aldo Bumçi. Madje, vet kjo forcë politike ka postuar në llogarinë e saj zyrtare në "Facebook" një video ku shfaqet njëri prej banorëve duke thënë se projekti është bërë vetëm për përfitim parash. Ai i bën thirrje më tej kryeministrit Edi Rama që ky i fundit ta vendosë dorën në zemër për banorët e Shkozës dhe t'i bëjë gjërat zyrtare, duke sjellë ekspertët për rivlerësimin e banesave.
Recommended