Ora News - Projekti për Unazën e Madhe, banorët e Astirit bllokojnë sërish rrugën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Unazës së Re kërkuan për të gjashtën ditë me rradhë që të dëmshpërblehen për investimin e tyre nga qeveria. Protestës së tyre iu bashkuan edhe deputetë të PD-së edhe LSI. Klevis Balliu i PD-së dhe Endrit Brahimllari i LSI-së qëndruan me banorët të cilët u shprehën për ta se nuk janë kundër zgjerimit të rrugëve, por kërkojnë të drejtën, njohjen e pronave si dhe dëmshpërblimin që justifikon investimin e tyre.

Banore: Do deformohet rruga aty, do bëhet rruga e fabrikës. Unë jam në anë. Të më japin një shtëpi e të më futin brenda, se nuk kam ku të vete.

Banorët kanë bllokuar sërish rrugën për kalimin e automjeteve, gjë që shkaktoi edhe tension. Një pankartë e veçantë mbahej në duar nga disa fëmijë, drejtuar kryeministrit Rama. ?Zaho, thuaji babit të mos na e prishi shtëpinë?, lexohet në mesazhin e fëmijëve që do tu prishen shtëpitë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/projekti-unazen-e-madhe-banoret-e-astirit-bllokojne-serish-rrugen

Recommended