Banorët e ‘Astirit’ sërish në protestë, bllokojnë unazën, tension me shoferët

  • 6 years ago
TIRANE-Banorët e zonës së ?Astirit? po protestojnë sërish paraditen e sotme duke bllokuar unazën, ndërsa ka pasur edhe disa momente tensioni mes tyre dhe drejtuesve të makinave, kur njëri prej shoferëve tentoi të kalonte. Nga tensioni dhe shtyrja është lënduar edhe një nga operatorët e televizioneve në sy.

Protestuesit shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër prandaj kanë bllokuar rrugën, ndërsa shtojnë se pronat e tyre do i mbrojnë me gjak. ?Iu kërkojmë ndjesë shoferëve por nuk kemi zgjidhje tjetër me këtë qeveri të korruptuar. Prona është e shenjtë, mbrohet me gjak. Do ta mbrojmë si ata në Kukës?.

Kjo është dita e tetë e protestës së banorëve që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre pa marrë dëmshpërblimin sipas vlerës së tregut. Banorët paralajmërojnë që protesta do të përshkallëzohet.

Protestës dje iu bashkua edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai ka dalë në mbështetje të familjeve, duke deklaruar se shtëpitë e tyre po shemben padrejtësisht, ndërsa u bëri thirrje për rezistencë.

Recommended