Ju preken shtëpitë nga projekti për Unazën e Madhe, banorët në Shkozë kundërshtojnë prishjet
  • 5 years ago
Në Shkozë vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe. Partia Demokratike ka publikuar një video nga protesta dhe kundërshtim i banorëve ditën e sotme, ndërsa mjetet e IKMT vijojnë punën. Në video duket prania e forcave të policisë, ndërsa dëgjohen banorët që e cilësojnë aksionin për shembjen e banesave si të paprecedentë. ?Tmerr i vërtetë, është diçka flagrante, e paprecedentë? shprehen ata.

Banorë e Shkozës, ashtu sikur ata të 'Astirit', janë ngritur në protestë për projektin e Unazës së Madhe, duke akuzuar se nuk është zbatuar gjurma e vjetër në planifikimin e këtij projekti. Në Shkozë preken 16 objekte, ndërsa dje u regjistrua edhe një situatë e tensionuar mes banorëve e deputetëve të PD me punonjësit e IKMT-së dhe zyrtarin e këtij institucioni Fatmir Meta (lexo këtu). Ndërkohë që protesta është shtrirë edhe në sheshin "Shqiponja", tek "Unaza e Re", para Bashkisë të Tiranës dhe përpara Kuvendit.
Recommended