Ora News - Prishjet e banesave në Shkozë, Bumçi: Kafshëri! Kjo qeveri s'ka lidhje me Evropën

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi thotë se ajo që po ndodh me banesat në Shkozë është një kafshëri. Nga Shkoza, ku opozita është në mbështetje të banorëve, Bumçi thotë se kjo qeveri nuk ka lidhje me Evropën.

Ish-deputeti tha se qeveria nuk mund t'i nxjerrë jashtë banorët pa i dëmshpërblyer.

"Kjo që po ndodh - tha Bumçi- bëhet vetëm në diktaturë"

Aldo Bumçi: Kemi 3 shtëpi qe kanë legalizim dhe dy të tjerë nuk kanë. Legalizimin e bën shteti, po të prishi shtëpinë do të japë ose shtëpi ose lekë.

Banorët kërkojnë minimalen, të kenë mundësi të fusin kokën diku tjetër. Në asnjë vend të botës nuk nxirret qytetari në mes të 4 rrugëve

Kjo sjellje e kësaj qeverie çfarë lidhje ka me Evropën? Kjo është një kafshëri që ndodh ditën për diell.

Shanset në bazë të konventës evropiane të të drejtave të njeriut kanë 100%, por ky njeri nuk do. Jep 20 mln euro për 1 km rrugë dhe nuk dëmshpërblen. Nuk mund të prishet shtëpia pa dhënë lekë.

Ky njeri nuk pyet për pronën, për të drejtën themelore. Është kjo kafshëri në mes të Evropës. Kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend.

Duhet të ngrihemi, të shkojmë para kryeministrisë dhe ta largojmë që aty.

Ka qenë kryeministër, Fatos Nano, Majko, Meta dhe nuk janë prishur shtëpi. Kjo është diktaturë!

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/prishjet-e-banesave-ne-shkoze-bumci-kafsheri-kjo-qeveri-ska-lidhje-me-evropen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended