Ora News - Festë e protestë te Unaza e Re, banorët e Astirit në mbrojtje të banesave

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Banorët e Astirit, banesat e të cilëve porejen nga projekti i Unazës së Re, e kanë nisur vitin e ri me protesta.

Si çdo ditë, ata kanë bllokuar edhe pasditen e kësaj të hëne qarkullimin e mjeteve në të dyja kahet e kalimit në aksin nga ?Pallati me Shigjeta? te sheshi ?Shqiponja? .

Ndryshe nga herët e tjera, protesta është shoqëruar me tensione mes banorëve protestues dhe drejtuesit të një mjeti.Ky i fundit si duket nuk është pajtuar me bllokimin e rrugës.

Në protestë nuk munguan dhe fishekzjarret.

Banorët e Astirit kanë përpiluar 6 kërkesa, të cilat kërkojnë që qeveria t?i plotësojë me çdo kusht.

-Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;

-Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;

-Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;

-Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij;

-Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;

-Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/feste-e-proteste-te-unaza-e-re-banoret-e-astirit-ne-mbrojtje-te-banesave

Recommended