Dita e 42-të e protestës te 'Unaza e Re', Basha: Qytetarët t'i bashkohen masivisht studentëve

  • 5 years ago
Ka nisur në ditën e 42-të protesta e banorëve të "Astirit" të cilët kundërshtojnë shembjen e shtëpive që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe. Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha i cili ka lënë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe i është bashkuar protestës. Në një prononcim për mediat Basha tha se sot i gjithë vendi ndodhet në protestë. Ai tha se PD mbështet protestat e banorëve të Unazës së Re dhe ato të studentëve. Apeli i tij ishte që të gjithë qytetarët t'i bashkohen protestës studentore.  

Sot e gjithë Shqipëria është ngritur në protestë. Protesta nga më madhështorja që është ajo e studentëve, por dhe protestat e tjera. Kjo tregon gjendjen alarmante që po kalon Shqipëria. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dalin masivisht në protestën e studentëve. Rama po luan me nervat dhe shëndetin e tyre në këto ditë të ftohta. Unë u drejtoj një ftesë të gjithë qyteteve, që të bashkohen me studentët. Vetë partia demokratike ka tre vite që kërkon shfuqizimin e Ligjit të Arsimit ë lartë.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Recommended