Dita e 37-të e protestës të banorëve të ‘Astirit', Basha: Kanë mbështetjen tonë

  • 5 years ago
TIRANË- Është mbyllur dita e 37-të e protestës së banorëve të zonës së Unazës së Re. Në mbështetje të banorëve të zonës edhe ditën e sotme kanë qënë deputetë të opozitës si: Lulzim Basha, Klevis Balliu, Luçiano Boçi etj.

Banorët kanë shkuar në protestë me shkopinj dhe lopata në duar, ndërsa në pankartat shkruhet: ?O Edvin o hajdut? dhe ?Larg banesave tona?. Edhe në protestën e sotme banorët kanë vendosur të veshin jelekë fosforeshentë.

Në fjalën e tij para mediave, kreu i PD-së Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ai ka marrë para në këmbim të ndërtimit të projektit të Unazës së Re dhe se fronti opozitar do të vijojë që të mbështesë protestat kudo në vend. Për më shumë lidhur me protestat (SHIKO KËTU)

Protesta e banorëve të Astirit është mbështetur nga Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha që prej fillimit të saj. Banorët kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre ky projekt prek shtëpitë e tyre. ARRSH ka sqaruar se banesat për të cilat kundërshtojnë banorët janë të palegalizuara, ndërkohë që Bashkia Tiranë ka ofruar zgjidhje për ta, bonusin e qirasë dhe strehimin nëpër banesa sociale. Protesta zhvillohet në një kohë kur IKMT vazhdon shembjen e banesave dhe pastrimin e zonës për të bërë të mundur nisjen e punimeve. Banorët kërkojnë shpronësim dhe dëmshpërblim, ndërkohë që Bashkia Tiranë iu ka ofruar atyre një bonus qiraje për 3 vite.

Recommended