Dita e 66-të e protestës te Unaza e Re/ Deputetët e opozitës: Rama ti vendosë gishtin kokës
  • 5 years ago
TIRANE-Banorët e Unazës së Re në kryeqytet kanë protestuar edhe pasditen e sotme, që shënon ditën e 66-të të tubimit duke bllokuar trafikun. Ata shprehen se do të vijojnë që të qëndrojnë në protestë deri ditën kur të anulohet projekti i Unazës së Re. Deputeti demokrat, Klevis Balliu kishte një paralajmërim sot për kryeministrin.

?Nuk do të stepemi, do të qëndrojmë të bashkuar, nuk do të ikim derisa projekti të anulohet. Rama duhet të marrë qartë mesazhin, larg duart nga studentët dhe Unaza e Re ose në të kundërt do të marrësh atë që nuk e ke imagjinuar, shuplakën përfundimtare? tha ai. Ndërsa nga LSI ishte deputetja, Nora Malaj që shtoi se qeveria duhet ti vendosë gishtin kokës për këtë që po ndodh. ?Sot njerëzit e kësaj afere duhet të vendosen prapa hekurave, pasi Shqipëria është e shqiptarëve? tha ajo.

Projekti i Unazës së Re prek mbi 300 banesa, një pjesë e të cilave janë me leje dhe do të marrin dëmshpërblim të plotë, ndërsa pjesa tjetër që i kanë shtëpitë pa leje nuk do të përfitojnë. Por banorët që i kanë banesat pa leje nuk pranojnë që të largohen duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre. Bashkia dhe qeveria për qytetarët që i kanë banesat pa leje ka vendosur bonus qiraje 3 vite dhe përparësi për banesat sociale.
Recommended