Report TV - Mandatet/ Kryemadhi: Sot deputetët e opozitës janë të lirë
  • 5 years ago
Kryetrarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim foli pas takimit me Lulzim Bashën. Ajo deklaroi se sot deputetët e opozitës janë të lirë nga zinxhirët politik të cilët janë të lidhur me krimin.

"Besoj se mesazhi është shumë i qartë. Sot na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet për ta çuar deri në fund misionin dhe ndarjen përfundimtare me atë Parlament për të cilin për 27 vjet shqiptarët kanë shpresuar se jemi në demokraci, por që na ktheu mbrapsht. Sot opozita dhe deputetët e opozitës janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik, i cili është i lidhur me krimin më shumë se kurrë.

Ajo çfarë ndjejnë deputetët, edhe unë vetë personalisht, është që më shumë seç kushton liria nuk kushton asgjë tjetër. Dhe liria është një nga gjërat më të mira, sepse në fund të fundit morali dhe përfaqësimi që kemi ne atë nuk është që të përfaqësojmë grupet e interesit, oligarkët apo kapjen e individëve të caktuar. Qoftë kjo nga drejtësia, apo qoftë nga krimi i organizuar apo allishverishet e caktuara"

Pyetjes nëse ka deputetë të tjerë të LSI-së, përveç z. Koka në listat që pasojnë deputetët aktualë që mund të largohen drejt mazhorancës, Kryemadhi iu përgjigj se deputetët që duan të provojnë në kazan le ta provojnë.
Recommended