KQZ jep mandatet per 5 deputete te opozites
  • 5 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha mandatin e deputetit 5 kandidatëve nga listat shumë emërore të PD dhe LSI. Deputetët e rinj që pritet të bëjnë betimin në seancën plenare të datës 13 Mars janë Lefter Maliqi, që zëvendëson Astrit Veliaj në Berat. Edlira Hyseni, që ulet në vendin e Nora Malajt në parlament nga qarku i Durrësit. Ediola Braha që zëvendëson Vangjel Tavon në Gjirokastër dhe Elda Hoti në Lezhë, në vendin e Viktor Tushës. Në listat e qarkut të Tiranës, nga PD mori mandatin e deputetit Majlinda Halili. Ndërsa vendimi për 4 të parët mori miratimin e të gjithë anëtarëve të KQZ, për Halilin nuk munguan debatet.

Në njoftimin e KQZ thuhet se Majlinda Halili do të merrte mandatin e Gent Strazimit, i cili renditet i 9 në listën e PD në kryeqytet. Por Bledar Skënderi kërkoi që zëvendësimi i deputetëve që dogjën mandatet të niste nga ata që kryesonin listën, e që në Tiranë është kryedemokrati Lulzim Basha. Kundër këtij propozimi votoi kundra vetëm kryetari Klemend Zguri.

Vendimi për t?i dhënë mandatin e Klevis Balliun në Korçë, Ligoraq Karamelos u vendos të shtyhej për ditën e martë, pasi këtë të hënë skandon dhe afati që ka kandidatja Soela Myrtollari për t?ju përgjigjur thirrjes së KQZ, për të pranuar mandatin, e cila ka përparësi në marrjen e mandatit pasi nuk është respektuar kuotat gjinore në këtë qark. Këtë të hënë, në KQZ ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe Alban Zeneli, kandidat nga listat e PD në qarkun e Kukësit.

Tv Klan
Recommended