Report TV - 5 deputetë të opozitës së re propozime komisionit për reformën zgjedhore
  • 4 years ago
5 deputetë të opozitës së re parlamentare kanë bërë propozimet e tyre për reformën zgjedhore, të cilat do t'i dorëzojnë në komisionin e posaçëm parlamentar për këtë proces.

 Ndërkohë në një prononcim për Report Tv, Alban Zeneli ka thënë se drafti është diskutuar me të gjithë deputetët e opozitës parlamentare. Ai ka shtuar se kanë edhe mbështetjen e Rudina Hajdarit."Është në të drejtën e PD nëse do të marrë pjesë apo jo në këtë Reformë. Ne si opozitë parlamentare mundohemi të japim kontributin tonë. Ajo që kërkojnë shqiptarët të ndryshojnë. Ndryshimin e draftit zgjedhor. Jemi konsultuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve. Kristaq Kume për shembull. Kemi vendosur ti propozojmë komisioni një draft për listat e hapura, proporcional. Kanë firmosur 5 deputetë.  Jemi konsultuar. Edhe me kryetaren. Por Hajdari është e gatshme që të mbështes edhe propozimin tonë. Jemi dakord me ndryshimin e sistemit i kemi bërë të dyja edhe në thelb edhe në përmbajtje. Jemi për lista të hapura për të hequr monopolin e PD e të PS." tha Zeneli
Recommended