Report Tv-Zbardhen afatet, ja kur iu digjen mandatet deputetëve të opozitës

  • 5 years ago
Në 19 janar ju digjet mandati shumicës së deputetëve të opozitës për shkak të bojkotit parlamentar. Sipas përllogaritjeve të bëra për pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare dhe Komisionet Parlamentare, sipas procesverbaleve të tyre, deputeti që rrezikon i pari të humbasë mandatin është nënkryetari demokrat, Edi Paloka.

Ai ka qenë për hërë të fundit në Kuvend në seancën e 5 korrikut, dhe e humbet mandatin në 5 janar. 28 deputetë të tjerë, përfshirë dhe tre njerëzit më të rëndësishëm, Bashën, Berishën e Kryemadhin, kanë qenë për hërë të fundit në seancën e 19 korrikut, dhe mandati ju digjet në 19 janar.

10 deputetë të tjerë kanë ardhur në Kuvend në 23 Korrik në seancë, dhe mandati ju digjet në 23 janar. Ka deputetë që kanë marrë pjesë në disa komisione parlamentare, si në atë të veprimtarisë prodhuese për teatrin, apo tek Këshilli i Legjislacionit për vettingun në politikë.

Të shpëtuarit janë Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Edmond Haxhinasto, Silva Caka dhe Nasip Naco që përfitojnë nga prania dje në Këshill Legjislacioni.

Rrugëzgjidhja:

Nëse do të shpëtohet mandati i Edi Palokës duhet që ky i fundit të kthehet të paktën në një komision parlamentar pa marrë pushimet e fundivitit Kuvendi. Beteja më e madhe është për grupin e 19 janarit, ku përfshihet Basha, Berisha dhe Kryemadhi.

Ose ata do të vijnë në parlament brenda Krishtlindjeve, ose Kuvendi do të bëjë një seancë të jashtëzakonshme përpara 19 janarit, pasi seaca më e aprë vititn e ardhshëm është 21 janarit, kur Kuvendi cel zyrtarisht punimet e sesionit të ri.

Debati: Ka mes demorkatëve një argument se muaji gusht nuk duhet të llogaritet brenda afatit kushtetues 6 mujor të mungesave, sepse ishte muaj pushimi.

Por në vlerësimin e Kuvendit të Shqipërisë, është një praktikë tjetër parlamentare e mëparshme. Në vitin 2009 PS ishte në bojkot, dhe në 25 mars 2010 ju digjej mandati. Jozefina Topalli asokohe kryetare parlamenti, llogariti edhe muajt e pushimeve 4 javore të Vitit të Ri në muajt e punës dhe nuk i përjashtoi ato nga llogaritja e mungesave. Në këto kushte, socialistët u kthyen në parlament në 19 mars, 6 ditë para se të humbisnin mandatin.

Por çfarë mund ta sjellë opozitën në parlament para Vitit të Ri?

Mundësia më e madhe është që opozita të vijë në Kuvend ditën kur do të futet për votim propozimi i saj për Vettingun në Politikë. Sido që ta votojë mazhoranca, PD duke ardhur të japë votën e saj pro, shpëton mandatet. Nuk përjashtohet mundësia e një negociate intensive që mund të garantojë para Vitit të Ri edhe votimin e reformës zgjedhore.

Recommended