RTV Ora - Zbardhen detajet e protestës së opozitës, ja çfarë do të ndodh me 13 prill

  • 5 years ago
#rtvora
Opozita do të rikthehet sërish të shtunën në protestë për largimin Ramës, por ndryshe nga herët e tjera qytetarët do të mblidhen para kryemistrisë në orën 18:00.

Pas 2 muajsh protesta masive, por dhe protesta para Kuvendit, mbështetësit e opozitës do të përpiqen sërisht të tregojnë forcën se shumica tashmë janë ata.

Skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera masive, ky qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e piramidës dhe në rrugën ?Ismail Qemali?. Mesazhin fundit para protestës, Lulzim Basha e dha nga qyteti i Fierit.

Basha: Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje, zgjedhje falso pa opozitën nuk do të ketë. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Ndërkohë policia është në gadishmëri. Rreth 1300 forca police janë angazhuar për mbarvajtjen e protestës, ku pjesa me e madhe do vendosen para Kryenmisnitrisë, një pjesë tjetër në anën e piramidës, ndërsa do bllokohet çdo lëvizje në rrugën Ismail Qemali.

Siç shikohet nga pamjet shtyllat janë lyer me graso për të pamundësur që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë, ndërhyrje është bërë edhe në ndriçim.

Instalacioni në hyrje të Kryeministrisë vijon të jetë i izoluar, ndërsa rrjeta teli janë vendosur dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur, por dhe piramidës.

Në qendër të vëmendjes së policië ka qenë edhe godina e Kuvendit, ku ndryshe nga protesta e fundit janë marrë masa shtesë për mbrojtjen e saj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-rama-ka-humbur-cdo-legjitimitet-nuk-do-kete-zgjedhje-falso
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended