Report Tv zbardh detajet e organizimit të protestë së opozitës

  • 6 years ago
Opozita në orën 12:00, të ditës së nesërme do të jetë në shesh për të mbajtur protestën e paralajmëruar më 18 dhjetor të vitit të shkuar, kur Arta Marku u zgjodh në postin e kryeprokurores. Report TV nga burime pranë selive të dy partive më të mëdha opozitare ka mësuar për mënyrën e organizimit të protestës, për të cilën janë ngritur shtabet përkatëse.
Krerët e dy partive më të mëdha opozitare kanë deklaruar se kjo protestë do të flasë përmes pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve, e për ta arritur këtë ka pasur një angazhim të të gjithë strukturave partiake, në qendër dhe në rrethe.

Burime të Report TV kanë bërë të ditur se protesta do të ketë tre itinerare lëvizjesh, që do të shkojnë drejt Kryeministrisë në formë marshimi. Anëtarët, militantët dhe qytetarët që do të vijnë nga qytetet do të kenë pikëtakim tek Sheshi ?Skëndërbej?, në pritje të marshimit që do të nis nga selia e Partisë Demokratike, nga ku do të dal Lulzim Basha.

Recommended