Anulimi i zgjedhjeve/ Qytetarët: Meta vetë e vulosi, vetë e baltosi, t'i vendosë gishtin kokës

  • 5 years ago
Vendi ynë është përshirë në një krizë politike prej disa kohësh, që prej vendimit të opozitës për të djegur mandatet. Prej kohësh opozita e bashkuar joparlamentare zhvillon protesta, ku kërkojnë largimin e kryeministrit Rama. Por me vendimin e presidentit Ilir Meta, për të anuluar datën e zgjedhjeve, që ishin vendosur për t'u mbajtur më 30 qershor, duket se situata politike ka arritur kulmin. Partia socialiste nuk e ka njohur këtë vendim dhe vazhdon me fushatën elektorale. Reagimet politike kanë qenë të shumta këto ditë, për situatën e krijuar, dhe ende mbetet me pikëpyetje nëse zgjedhjet do të zhvillohen apo jo më datë 30 qershor.

Për situatën e krijuar, kanë shprehur dhe mendimin e tyre, qytetarë të thjeshtë, ku disa prej tyre janë kundër vendimit të presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve "Ai ka bërë një gabim me Kushtetutën që nuk i falet. E kishte me 15 mars, afati i fundit ishte me 30 qershor, vetë e vendosi, vetë e vulosi, më në fund e, si e themi ne nga jugu, e baltosi'. Një tjetër tha se'

'Për zgjedhjet duhet të zhvillohen me datën 30 qershor, zhdekretimi i zgjedhjeve sipas mendimit tim ishte i padrejtë'. 'Është i gabuar, është i dëmshëm, është konfliktual, nuk i shërben stabilitetit, është i paligjshëm. Është i papërgjegjshëm, duhet ti vërë gishtin kokës Ilir Meta" thanë ata.

Po ashtu ka pasur dhe nga ata që janë kundër zhvillimit të zgjedhjeve dhe e cilësojnë anulimin e zgjedhjeve të drejtë dhe të favorshëm për vendin. "Për mendimin tim, Ilir Meta i ka bërë mirë shqiptarëve i ka bërë mirë dhe vet partisë socialiste, për arsye se vetë kryeministri nuk po e din se ku po e nis vendin. Meqenëse se presidenti është mbi palët, mendoj se e ka gjykuar cështjen për të mos të rënë, për të mos e cuar vendin në krizë'.

Por të gjithë bien dakord se dialogu mes palëve është i domosdoshëm për të zgjidhur krizën politike që ka përfshirë vendin tonë prej 4 muajsh. 'Duhet të dialogojnë me sinqeritet dhe jo me marrëveshje të fshehta. Palët politike duhet të gjejnë një zgjidhje sepse të gjithë faturën e paguan populli shqiptar, kjo është e gjitha" thanë ata.

Recommended