Plumb kokës së kondicioneri nuk ftohte mirë - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tekniku i kondicionerit Indrit Çelaj i cili u plagos me plumb në kokë mesditën e së enjtes teksa po punonte në një vilë në rrugën ? Muhamet Gjollesha ? në kryeqytet nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra, duke nderruar jetë në spitalin e traumës mëngjesin e së premtes.Hetimet e policisë çuan në zbulimin e një skenari për të mbuluar vrasjen dhe fshehur autorët e vërtetë të krimit.Uniformat blu shpallën në kërkim dy djemtë e pronarit të vilës, Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç të cilët dyshohet se janë autorët e vrasjes së 26 vjeçarit.Sipas burimeve konflikti ka nisur pas pakënaqesisë së vëllezërve Kusi për mënyrën e kondicionimit të ambientit, konflikt qe degjeneroi në përdorimin e armës.Për ngjarjen policia arrestoi edhe pronarin e vilës Bujar Kusi dhe 3 shtetasit e tjerë Edmond Sula, Ferdinand Bakalli e Luan Çaka me akuzën e ?Moskallëzimit të krimit? dhe ?Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vertetes?.Ata kanë qenë prezent ne momentin e plagosjes së rëndë dhe jo vetëm që nuk kanë njoftuar policinë sipas detyrimit ligjor por kanë tentuar të fshehin ngjarjen.Sipas burimeve për të shpëtuar vellezërit Kusi ata kanë ndërmjetësuar me 27 vjeçarin Lorenc Veliaj të cilin e kishin të njohur, që të merte përsipër ngjarjen duke qenë se ai ishte në kërkim dhe kjo gjë nuk do ti kushtonte gjë.Por ky i fundit u ndalua nga policia gjatë orëve të natës dhe rrëfeu të gjithë skenarin duke nxjerr zbuluar planin për të mbuluar plagosjen që u kthye në vrasaje e për më tepër për motive banale që i morën jetën punëtorit 26 vjeçar Indrit Çelaj.Sipas burimeve nga uniformat blu , vëllezërit Kusi të shpallur në kërkim për vrasjen rezultojnë me precedente penal dhe kanë qenë të arrestuar në vitin 2014.

Recommended