Lajm i mirë/ Pas afro 2 javësh, sot nuk pati asnjë viktimë nga Covid-19 - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht rritjes së numrit të pacienteve të rinj me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga buletini ditor i Ministrisë së Shëndetesisë këtë të enjte ka pasur edhe lajme të mira.Pas afro 2 javësh, sot nuk është raportuar asnjë viktime ditore nga koronavirusi në vendin tonë.Kryesisht gjatë dy javëve të fundit kemi pasur mesatarisht 2-4 viktima në ditë, një bilanc për fat të keq që e ka cuar totalin e viktimave në vendin tonë në 83.Shumica e viktimave janë në qarkun Tiranë, 46 ndërsa Durrësi ndjek si qark me 13 viktima dhe Shkodra me 12.Mirëpo ndonëse nuk ka pasur asnjë viktime, Ministria e Shëndetesise bëri të ditur këtë të enjte se situata në spitalin Infektiv paraqitet serioze.Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.COVID-19 - Statistika (9 Korrik 2020)Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093Raste pozitive 3188Raste të shëruara 1832Raste Aktive 1273Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 509Durrës 215Shkodër 173Vlorë 116Lezhë 64Fier 41Elbasan 33Korçë 32Kukës 32Berat 24Gjirokastër 17Dibër 17
Recommended