Report TV- Rama: Shqipëria gati, por sot asnjë vend nuk do futej dot në BE!

  • 5 years ago
TIRANË - Kryeministri Edi Rama bëri të qartë se Shqipëria do të arrijë t'i plotësojë dy kushtet e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave, siç janë Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë, dhe miratimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Kreu i qeverisë tha se rruga drejt anëtarësimit të BE është e gjatë, dhe nëse Shqipërisë i çelen zyrtarisht negociatat, kushtet që duhet të plotësojë për tu bërë shtet i BE-së janë të shumta. Hapi i parë për t'iu afruar PO-së së negociatave, është reforma zgjedhore, dhe për këtë shefi i mazhorancës kërkoi bashkëpunimin dhe votën e opozitës se re, ndërsa ju përgjigj liderit demokrat Lulzim Basha duke thënë se nuk është në pozitat për të vënë kushte për dialog për zgjedhoren.

Recommended