“ Natën e mirë dhe Paç Fat”/ Çdo të enjte në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë kemi nevojë për fat por jo vetëm, në një shoqëri, ku mendojmë që krimin e kemi larg shtëpisë sonë, por në fakt çdo ditë ecën përbri nesh.Emisioni më i ri, që do të nisi sonte në ekranin e Vizion Plus ? Natën e mirë dhe Paç Fat? me moderatorin Sokol Bregu, denoncon me fakte këtë realitet të vrazhdë që prej vitesh është ana e medaljes që fshihet për të mos ekspozuar përmasat reale të tij.SOKOL BREGUMODERATORAbsolutisht që brenda emisionit ka fakte te reja mbi drogën ka mbi mënyrën se si përzihet ajo në Bashkimin Europian, se cilat janë të këqijat që sjell përzierja, ka fakte interesante për mënyrën si shpërndahet në Shqipëri dhe ajo që është më interesantja është që nuk ekziston doza e pare falas si në gjithë botën.Zëra rebelë, idealistë, të veçantë që vijnë nga arti dhe kultura. do të ndërthuren me dëshmi dhe eksperiencën e specialistëve të kriminalistikës, si antidot i së keqes i dhënë nëpërmjet mesazheve të forta.SOKOL BREGUMODERATORShqipëria imë tetë orët e para i ka të mbushura me trafikantë me drogë me vrarës me procese gjyqësore me pedofilë që i përshtatet orarit tim të punës. Shqipëria imë kur dal nga puna është ndryshme Shqipëria ime është me njerëz të zgjuara, është e bukur dhe ka vizionin tim dhe vizioni im është plus atyre të tjerëve. Në fund ne kemi dhënë shumë mesazhe, jo unë njerëzit e ftuar ne emision do japin mesazhe për tu larguar dhe bërë barrierë e një krimi të caktuar, nëse nuk zgjedh një nga këto mesazhe në fund fare të mbetet vetëm paç fat , nëse nuk do te heqësh dore nga droga paç fat, askujt nuk i bëhet moral, ne i japim këshilla dhe fakte dhe në fund çdo kush bën zgjedhjen e tij në jetë. Natën e mirë dhe paç fat, do të servirë statistika, ngjarje, ide në orën 22:45 në Vizion Plus.
Recommended