Përplasje me armë zjarri në Tiranë, efektivi i FNSH së plumb kokës kushëririt
  • 5 years ago
Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Pezë të Tiranës. Mësohet se i plagosur ka mbetur Enver Karaj, i cili është qëlluar me plumb në kokë nga kushëriri i tij i parë, Flamur Karaj, efektiv pranë Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet. Aktualisht ai ndodhet në gjendje kome

Ndërsa autori i plagosjes është vetëdorëzuar në polici pas pasi ndodhi konflikti.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Recommended