Report TV - Vlorë, përplasje me armë zjarri te Lungomareë, një i plagosur
  • 5 years ago
Një atentat është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton nga vendi i ngjarjes, se persona nga dy automjete në ecje kanë shkëmbyer zjarr mes tyre me breshëri. Makinat kanë lëvizur paralel në rrugë, ndërsa në një moment automjetet janë ndalur para një lokali në Lungomare. Aty kanë qëlluar sërish me breshëri automatiku, ku nga sa mëson Shqiptarja.com, një person, që dyshohet se ishte kalimtar i rastësishëm, ka mbetur i plagosur pasi ka marrë një plumb në këmbë. Kalimtari i cili është me inicialet D.C, është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ngjallur panik edhe tek personat e ulur në lokal, të cilët në momentin e breshërisë janë ulur poshtë tavolinave.

Sipas informacioneve paraprake, autorët janë larguar me automjet dhe kanë marrë drejtimin mes rrugicave në blloqet e pallateve që ndodhen në zonë. Pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur një automjet në zonën e Babicës, në periferi të qytetit bregdetar, që dyshohet të jetë njëri grup të autorëve të atentatit.

Të gjithë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjete. Një makinë u gjet e djegur, ndërsa nga sa kanë identifikuar qytetarët, një prej makinave dyshohet të ketë qenë Range Rover i zi.
Recommended